Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha reagon ashpër: “Turp të përzihen çlirimtarët me tradhtarët nën emblemën e UÇK-së”

Komandant Sadik Halitjaha ka reaguar ashpër publikisht ndaj një fotografie ku janë bashkuar figura të ndryshme me çlirimtar të luftës, me mercenarë, të cilën ai e cilëson si tentim për përçarje dhe fyerje ndaj vlerave të UÇK-së. Në reagimin e tij, Halitjaha u shpreh se përzierja e çlirimtarëve me tradhtarë e mercenarë, madje nën emblemën e UÇK-së të shoqëruar me mbishkrimin “FARK”, është një akt i papranueshëm. “Ky mund të jetë ndonjë portal apo individ sharlatan i paguar për përçarje! Shihet qartë si janë përzier patriotët me tradhtarët nën emblemën e UÇK-së të stërkequr me atë mbishkrim FARK. Po të kishte ligj për vlerat e luftës, kjo do të ishte shkelje, përbuzje dhe fyerje me tjetërsimin e emblemës së UÇK-së,” ka shkruar ai. Halitjaha ka apeluar tek bashkëluftëtarët që të mos bien pre e, siç i quajti ai, “fosileve anti-kombëtare”, duke theksuar se edhe pas 25 vitesh nga çlirimi, ka njerëz që tentojnë të njollosin vlerat e luftës, ka përfunduar ai.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Organizatat e dyshimta minojnë vëzhgimin zgjedhor, KQZ duhet të tregojë kujdes

Në mbledhjen e së mërkurës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, diskutoi për numrin e vëzhguesve që …