Tetë muaj pa Kuvend: Ngërçi për nënkryetarin serb e ka paralizuar Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

Tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituar, duke e zhytur vendin në një krizë të pazakontë politike dhe institucionale. Ngërçi lidhet me pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit, e garantuar me Kushtetutë për komunitetin serb, por që Vetëvendosje refuzon ta votojë nëse kandidati vjen nga Lista Serbe. Ky qëndrim ka krijuar një bllokadë të plotë: Kuvendi nuk mund të funksionojë, nuk mund të shpërndahet dhe nuk mund të çojë vendin në zgjedhje të reja. Për ironi, e njëjta Vetëvendosje që dikur pranonte se kjo pozitë është obligim kushtetues, sot e ka kthyer atë në akuzë për “tradhti shtetërore”. Partitë e tjera opozitare kërkojnë zgjedhje të reja sa më parë, duke e konsideruar këtë legjislaturë të delegjitimuar. Por, edhe ato përplasen me narrativën e VV-së, e cila synon të barazojë ish-opozitën me Listën Serbe, ndërsa vetë nuk arrin të sigurojë numrat për qeveri. Në mes të këtij qorrsokaku institucional, Nenad Rashiq – i propozuar për Nënkryetar – shpreh pak shpresa se do të zgjidhet. Ai madje llogarit se “80% është e sigurt që do të shkojmë në zgjedhje”. Kosova, pra, ndodhet mes dy skenarëve: një Kuvend të paralizuar ose zgjedhje të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Maqedonci priti në Prishtinë komandantin e NATO-s në Napoli, diskutohet siguria dhe bashkëpunimi me KFOR-in

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në Prishtinë Komandantin e Forcave të …