Arbër Jashari: Vuçiq po ndikon politikisht te serbët e Kosovës përmes sistemit paralel shëndetësor

Avokati Arbër Jashari ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi hapjen e 400 vendeve të reja pune në sistemin e kujdesit shëndetësor të Kosovës – sistem ky që vepron jashtë kornizës ligjore të Republikës së Kosovës. Jashari ka theksuar se kjo është një përpjekje e qëllimshme për ndikim politik, përmes strukturave paralele që Serbia i financon në Kosovë, me qëllim që të forcojë ndikimin e saj te  komuniteti serb dhe të mbështesë subjektin politik të afërt me Beogradin – Listën Serbe. Sipas tij, ky veprim cenon parimet themelore të demokracisë dhe e bën të pamundur që serbët e Kosovës të votojnë lirshëm e pa presion. “Zgjedhjet nuk mund të jenë plotësisht të lira, përderisa komuniteti serb nuk ka mundësi të vendosë pa imponim për përfaqësuesit e vet politikë”, ka theksuar Jashari. Ky reagim vjen në një kohë kur tensionet politike në veri të Kosovës mbeten të larta dhe ndërhyrjet e Beogradit në proceset e brendshme të vendit po denoncohen gjithnjë e më shpesh nga juristë dhe analistë vendorë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj në Samitin e Brdo-Brijunit: Dialogu rajonal, çelës për paqe dhe integrim në Ballkan

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe fqinjësisë së mirë në …