Komandanti i Forcave Paqëruajtëse në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, e ka pritur sot Gjenerallejtnantin Sir Ian Cave, përfaqësuesin ushtarak të Britanisë në NATO. Gjatë takimit, të dy gjeneralët diskutuan mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe mbi rolin e KFOR-it në forcimin e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen e dialogut politik konstruktiv. Në njoftim thuhet se “Gjeneral Ulutash shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe të vlefshme të Mbretërisë së Bashkuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”.
