Valon Murati, njohës i çështjeve politike, ka reaguar ndaj ndarjes së çmimeve “Alumni Nderi” nga Universiteti i Prishtinës për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Murati ka vlerësuar se këto çmime janë dhënë në kohë fushate dhe nga një “organizatë gati fantome”. Ai shtoi se ceremonia jepte shije se vetë Universiteti i Prishtinës duket se ka qenë pjesë e organizimit. “Një pjesë e njerëzve, çdo gjë që për të tjerët duket e papranueshme, për eksponentët e këtij regjimi sot konsiderohet e merituar. Kështu ndodh edhe kur marrin çmime nga organizata gati fantome dhe shpërndajnë 100 euro për studentët në kohë fushate”, ka shkruar Murati në Facebook. Ai shprehu shqetësim për kohën dhe mënyrën e ndarjes së çmimeve, duke theksuar ndikimin e fushatave politike në institucionet akademike.
