Në kujtim të Komandantit të UÇK-së, Mumin Sh. Bajrami

Është ndarë nga jeta një njeri i madh-luftëtari i lirisë dhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mumin Sh. Bajrami, nga Prapashtica e Gollakut.

Gjatë gjithë jetës së tij, Komandant Mumini jetoi me zemër të pastër dhe me vepra të ndritshme, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme morali, përkushtimi dhe guximi.

Ai u varros pranë heroit, djalit të axhës së tij, Ismet Asllani, si dhe pranë dëshmorëve e martirëve në vendlindjen e tij, duke u bërë pjesë e përjetshme e kujtesës sonë kombëtare.

Faleminderit Komandantit që ishte mes nesh -që dha dhe la shembullin më të mirë të një çlirimtari të vërtetë. Çlirimtarët si ai e kanë mposhtur vdekjen, në frontet e luftës dhe në lirinë e përditshme të atdheut.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit Mumin Sh. Bajrami!

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës nderon shkrimtarët e shquar Rifat Kukaj dhe Ymer Elshani

Posta e Kosovës nderon shkrimtarët e shquar Rifat Kukaj dhe Ymer Elshani

Në kuadër të tematikës “Personalitete të shquara”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave …