I mbështjellë fort me pelerinën e vetmisë së madhe, ishulli i Sazanit, tashmë pret btë zbardhë dita për të parë të vetmet gjallesa të përditëshme të tij, që janë pulëbardhat. Dallgët e lehta dhe herë të fuqishme, si pòr të shfryrë inatin godasin brigjet e tij dhe duket sikur u thonë: Hej Sazan, çohu! Por ai hesht e hesht i përlotur nga arratisja e madhe prej banorëve të saj ( më të shumtit ushtarë, marinarë e oficerë sëbashku me familjet dhe fëmijet e tyre) që e lanë ashtu jetim si një fëmijë të jashtë ligjshëm që nëna e vet duke gëlltitur turpin e braktis dhe e le mënjanë buzë një rruge, dhuratë për kalimtarin e parë, që mund ta gjejë të gjallë. Por e vërteta, nuk është se e braktisën banorët, kurrësesi jo, jo,..jo kurrësesi jo …! Jo.sepse dhe vet ata ju nënshtruan braktisisjes më të madhe që kish parë në gjithë historinë e tij ishulli i Sazani.
Të parët luftuan ta merrnin dhe Sazanin ta kishim tonin, teksa të dytët që erdhën më pas duke u bërë “të dytë nga mendja”. Ai hesht me lot në sy, teksa kujton këngën epike kënduar në trevat e Labërisë “ Ç’ Sazan pse rënkon shumë…o Sazan ! Apo sheh nve për lumë ..O Sazan”…Po ç’të të bëjë Shqipëria ..O Sazan..e Sos ka lënë vetëm tya …O Sazan …dhe si në film me një metrazh të gjatë historik, kujton ditën e parë të çlirimit të vet, më 22 Tetor 1944, një javë mbas çlirimit të vet Vlorës. Ishin kohë të stuhishme, nga ku për herë të parë në historinë e vet po aq të dhimbëshme ai do ti bashkohej tokës mëmë Shqipërisë. Kohët e stuhishme, përzier me krismat e amëve, do të shënonin kremtimin e lirisë. Po si ndodhi atë natë të 21 duke u gdhirë 22 Tetori i 1944-ës, teksa Vlora ishte e çliruar!?.. Enigma e madhe ishte e zgjidhur disi, që do të thoshte, se meqën se Vlora ishte çliruar, gjithashtu dhe Fieri e Lushnja ( nga datat 15-18 tetor) llogjika ushtarake, të çonte në përfundimin se forcat gjermane prej gati rreth 400 trupash duhej të ishin tërhequr. Po kështu të dhënat nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Na- Çl, flisnin për një largim të tyre. Në këto rrethana dhe mbasi ishte sqaruar situatavet Komandanti i përgjithshëm E. Hoxha urdhëroi Komandën e Brigates e 12 Sulmuse, me anë të një radiogrami ( e cila disllokohej në Vlorën që ata e kishin çliruar) që me të gjitha mënyra,t të merrej ishulli i Sazanit. Gjithësesi dhe pse në një farë mënyre situata ishte e qartësuar, në drejtim të ishullit u nisë një skuadër partizanësh të armatosur mirë dhe të instruktuar gjithashtu, se si do të vepronin nëse hasnin në forca të mbetura armike , si do të njoftonin dhe lidheshin me komandën e Brigates me qendër në Vlorë etj. Në përbërje të skuadrës, midis tyre u caktua jo pa qëllim dhe dhe një partizane femër (Niqi Varfi) e cila do të bëhej jo vetëm pjestare për çlirim por dhe dëshmitarja e parë femër luftarake që shkelte tokën tonë të ishullit të Sazanit, por ajo do të ishte dhe b/biseduese me ndonje femer te mbetur në ishull nga pushtuesit. Me mbritej në ishull (më saktë në gjirin e Japrakës) skuadra hapi zjarr të organizuar demostrativ, që do të thoshte se ishte një paralajmërim për të gjithë ata që kishin ngelur aty, të mos ndërmerrnin asnjë veprim të karakterit luftarak, mbasi në të kundërt do të përballeshin me pasoja. E vërteta është ,se në ishull gjermanët nazistë kishin lenë aty disa italianë( të inatosur prej tyre, nuk i morën sepse i konsideronin italianët tradhëtarë ngaqë kapitualluan madje një pjesë e mirë e tyre u radhitën me forcat partizane) sikurse dhe disa ermenë të cilët dhe ata gjithashtu që të gjithë u dorëzuan pa asnjë rezistencë. Madje nuk kish arësye pse të luftonin, sepse ata ishin tradhëtuar dhe nga vetë nazistët duke i lenë nën mëshirë të fatit.
Po si duhej njoftuar Vlora dhe Komanda e Brigatës, për ecurinë e veprimtarisë së skuadres luftarake partizane?! Ishte menduar qe ata varkëtarë të cilët e patën çuar skuadrën partizane atje e që këta ishin dhe vozitësa të barkës,( 4 ermenë ish punonjes të portit ), të riktheheshin dhe direkt të jepnin informacionin e duhur, por ata të cilët kishin marrë këtë detyrë, sapo zbarkuan skuadrën në Gjirin e Japrakës u larguan duke u arratisur, kështu që në këto kushte, komanda e Brigates ishe e shqetësuar. Por, skuadra e kish detyrën të qartë, që me marrjen e ishullit nga ana e forcave tona, po aty të ngrinin flamurin e Shqiperise dhe në mungesë të radios, të ndiznin zjarre apo të hidhnin raketa shenjëdhënse me qëllim që të dalloheshin. Si vrojtues për tëparë këto sinjale u caktuan 2-3 partizanë në pikën më të afërt që përkon me rajonin e “ Tre Portit”. Thuhet, se pasrtizanët që zbarkuan për çlirimin e ishullit, nga topat dhe armatimi që patën lenë gjermanët qëlluan ne drejtim të Karaburunit, sinjal ky që linte të kuptohej se ishulli, ishte në duar të partizanëve. Kjo ndodhi pikërisht në 22 Tetor 1944, datë kjo që shënon dhe çlirimin e tij prej pushtuesve. Me këtë rast, për nder të kësaj date dhe vet shkolla tetëvjeçare, mori si emër datën e çlirimit të ishullit duke u quajtur: ” Shkolla 8 vjeçare- 22 Tetori Sazan”. Prej periudhës së çlirimit e deri nga fund te viteve 90-të ishulli i Sazanit ka qenë avanposti kryesor i gjithë bregdetit shqiptar, i pajisur me armë e teknikë nga më bashkëkohoret. Aso kohe unë dhe shokët e mi që kami patur fatin të shërbenim në anijet e Flotës Luftarako-Detare, apo dhe në llojet e ndryshme të armëve dhe mjeteve teknike luftarake të instaluar në këtë avanpost ishim krenarë, sepse kontrollonim gjithë Adriatikun. Pika jonë sinjalo-vrojtuese 107 e Sazanit dhe ajo 104- e Karaburunit kontrollonin gjithë Mesdheun deri ne afërsi të brigjeve afrikane.Ishulli i Sazanit nuk ishte vetëm një avanpost, por dhe një ishull tërësisht i veshur me hekur e beton dhe të gatshëm për ta mbrojtur atë të 2000 banorët e tij( ketu perfshi gjithë ushtaret, marinaret, personelin civil e familjarë, gjithë oficert e nenoficerë deri te shkollarët e kl. 7 – 8 –të). Ishulli ishte tejet e vështirë të kapej nga armiku , jo vetëm per terrenin e vet shkëmbor pikerisht andej nga pritej zbarkimi, por dhe për mënyrën e fortifikimit që në gjuhën ushtarake i themi “rajon tepër i fortifikuar).Nga buza e ujit e deri në majën e vet, pra ne lartesinë 336m ai karakterizohej nga një sistem rrethor i mbrojtjes së fortifikuar dhe nuk kishte pak por gati 700 qendra zjarri pa llogaritur këtu artilerinë bregdetare, atë kundërajerore, repasrtet art- mitraliere, regjimentin e katrave silurues, grupin e gjuajtësve dhe dragaminave (keto te fundit shërbejnë për minimin e rajoneve apo brezave nga ku jane te mundëshme rrugëkalimet e anijeve armike, ose dhe çminimin e tyre).Jeta në Sazan ishte relativisht e vështirë duke e krahasuar këtë me jetën e qyteteve apo dhe fshatrave. Duke i njohur këto vështirsi pushteti i asaj kohe tregonte kujdes për gjithë banorët. Aty kishim shkollë, kopësht. Çerdhe, spital, mjekë, infermiere-mami, kishim qendër kulture kinema, fushë futbolli , hotel me sherbim social ,rrobaqepsi ,dyqane etj. E vetmja vështirësi ishte ardhja e ujit të pijshëm me cisterna dhe pse vitet e fundit u çpua për të gjetur ujin pikërisht në zonën ku zbarkuan ish partizanet tanë dhe nuk e kuptova pse u hoq dorë. Aktualisht ishullin është i shkretë dhe po aq të shkretë dhe ne ish banorët e tij.Shteti i te ashtuquajtur i “ të drejtës” jo vetëm i privoi ish banorët e tij por i hodhi dhe në rrugë duke kodifikuar kështu vetveten se ishte dhe u bë shteti i fatkeqësive dhe padrejtësive të mëdha. Edhe pse në një vend tejet të vështirë ky shtet i pështirëjo vetëm se i hodhinë rrugë banorët e ishullit dhe i la në mëshirë të fatit, por nuk ndërmori asnjë masë që tu konvertonte pagat me vjetersinë duke ju referuar zonave tejet të vështira. Keqardhje e madhe, sepse po aq çuditërisht dhe ne banorët e tij patëm një fat të përbashkët ashtu dhe vet Sazani i cili qëndron në pritje për tu shitur…dhe po u shit a do jetë më i yni Sazani ?! Sazan…! Mos e jep veten e mos u shit te të huajt sepse po e bëre këtë, atëhere dhe ti ke për tu bërë po aq i huaj për Shqipërinë, sa dhe ne ish banorët e tu, që zuzarët na bënë të marrim arratinë ! Rri ashtu sikurse je – Jetim i tokës time !