Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Dy zgjedhje në katër muaj: paaftësia politike ndez alarmin e krizës

Kosova rrezikon të futet në një vorbull zgjedhjesh të pafundme, sepse politika në vend ka ngecur në bllokadë totale. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paralajmëron zgjedhje edhe në dimër, edhe në pranverë, vetëm një ditë pasi dështoi të sigurojë 61 votat për qeverinë e re. Nëse sot nuk po gjenden numrat për një kabinet, si do të gjenden 80 vota për presidentin në pranverë? Pyetje që rri pezull, ndërsa institucionet kërcënohen të rrëzohen si domino. Mandati i presidentes mbaron në prill 2026, por partitë duket se po mendojnë vetëm për llogaritë elektorale, jo për stabilitetin e vendit. Në këtë lojë numrash, të vetmit që humbin janë qytetarët, të lodhur nga krizat, zgjedhjet dhe premtimet që nuk mbahen. Kosova meriton zgjidhje, jo zgjedhje pa fund.

Kontrolloni gjithashtu

Në pritje të Komisionit Evropian: Çfarë do të përfshijë raporti për Kosovën?

Komisioni Evropian pritet të publikojë më 29 tetor paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportin e …