Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do ta mbështesë qeverinë e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, të mandatuar nga Glauk Konjufca. Limaj tha se vendimi i Vetëvendosjes për propozimin e Konjufcës si mandatar ka motive elektorale dhe nuk përfaqëson një interes të mirëfilltë shtetëror. “VV-ja i ka bërë këto lëvizje për kalkulime elektorale, për të dielën dhe për pas të dielës. Zoti Kurti vetë e tha se po e bën këtë për të shmangur dy palë zgjedhje. A është ky qëllim serioz për qeverisje?”, deklaroi Limaj. Ai shtoi se një qasje e tillë tregon mungesë serioziteti politik. “Që këtu fillon joserioziteti, që këtu përfundon çdo gjë. Ne nuk i votojmë këto agjenda partiake e elektorale që nuk kanë asgjë me interesin shtetëror. Shteti nuk bëhet kështu, bre djem”, u shpreh ai. Limaj nënvizoi se NISMA do të qëndrojë jashtë çdo marrëveshjeje që, sipas tij, synon vetëm përfitime politike afatshkurtra.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
