Tema të tjera...
David L. Phillips: Pa stabilitet institucional, Kosova po humb besimin e partnerëve strategjikë
23/07/2026
Endrit Thaçi kujton deklaratën e Bidenit: “Hashim Thaçi ishte George Washingtoni i Kosovës”
23/07/2026
Specialja cakton seancat e radhës për rastin “Thaçi dhe të tjerët” – gjykimi vazhdon më 17–19 gusht
23/07/2026
Grupi parlamentar multietnik në Kuvendin e Kosovës pritet t’i japë tetë vota Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë së re, aq sa kishte marrë më herët edhe Albin Kurti. Deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, tha se marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje është finalizuar dhe se si partnerë të koalicionit do ta mbështesin kandidatin për kryeministër. “Ne si grup multietnik i kemi tetë vota për zotin Konjufca. Edhe pse nuk janë të mjaftueshme, besoj se deri në afatin kushtetues do të gjendet një zgjidhje për formimin e qeverisë”, tha Kinolli. Nga dhjetë deputetë joserbë në Kuvend, vetëm Duda Balje dhe Adem Hodza nuk do të votojnë për Konjufcën, njësoj si në rastin e votimit për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
