Michael Durkee në Hagë: UÇK-ja nuk kishte strukturë të konsoliduar pas luftës

Ish-këshilltari politik i komandantit të atëhershëm të NATO-s, Wesley Clark, Michael Durkee, ka përfunduar dëshminë e tij para gjykatës speciale në Hagë. Ai u paraqit për herë të parë të mërkurën dhe u rikthye të enjten për të dëshmuar rreth periudhës pasluftës në Kosovë. Durkee, që shërbente si këshilltar politik i Clarkut gjatë luftës, tregoi se në një takim të zhvilluar në mars ose prill të vitit 1999 në Mons të Belgjikës me Hashim Thaçin, ata nuk kishin informacion të qartë për kapacitetet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, UÇK-ja në atë kohë nuk kishte një strukturë të fortë komanduese, ku urdhrat nga Prishtina të përktheheshin në veprime të koordinuara në terren. “Shumë shqiptarë që u kthyen pas luftës ndiheshin të tradhtuar nga njerëzit me të cilët kishin luftuar,” tha ai gjatë dëshmisë. I pyetur nga prokurorja nëse kishte lexuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,  Durkee u përgjigj se “nuk e kam lexuar” dhe shtoi se nuk e di për çfarë krimesh akuzohen ata. Ndërkohë, Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark, do të nisë dëshminë e tij më 17 nëntor, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Skender Musa: Kurti, mund të shoqërohet me policinë nëse refuzon thirrjet zyrtare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është ftuar tre herë nga Prokuroria Speciale e Republikës së …