“Në shkurt 2026 pritet finalizimi i deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së”

Trupi gjykues në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit – ka njoftuar se deklaratat përmbyllëse të palëve do të paraqiten nga data 9 deri më 13 shkurt 2026. Sipas vendimit të gjykatës, faza e administrimit të provave të mbrojtjes do të mbyllet deri më 2 dhjetor 2025, ose në ditën e parë të punës pas marrjes së vendimit të fundit të trupit gjykues lidhur me kërkesat e mbetura për pranimin e provave, në varësi se cila datë bie më herët. Gjithashtu, dorëzimi i dosjeve gjyqësore përfundimtare dhe deklaratave për pasojat e krimeve të pretenduara ndaj viktimave pjesëmarrëse është caktuar të bëhet deri më 19 janar 2026, njofton “Betimi për Drejtësi”. Në këtë mënyrë, procesi gjyqësor po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa pritet që viti 2026 të jetë vendimtar për këtë rast të profilit të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …