Ali Ahmeti uron Hamzën, Lushtakun dhe Lladrovcin: “Këto ditë sjellin përgjegjësi të reja dhe mesazh për bashkim”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij sot në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë ka zhvilluar takime me Bedri Hamzën, Sami Lushtakun dhe Ramiz Lladrovcin. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku Ai ka shprehur kënaqësinë për t’i uruar miqtë e tij për pozitat e reja. “Në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë pata kënaqësinë të takoj dhe të uroj miqtë e mi: Ramiz Lladrovcin për mandatin e ri në krye të Drenasit, Sami Lushtakun për mandatin në krye të Skenderajit dhe Bedri Hamzën për detyrën e re si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.  Ai theksoi se këto ditë të rëndësishme nuk sjellin vetëm poste dhe detyra të reja, por edhe një mesazh të fuqishëm për bashkim, unitet dhe koordinim mes të gjithë atyre që punojnë për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. “Sipas Ahmetit, vetëm të bashkuar, me vullnet të mirë dhe me vizion të qartë, arrihen fitoret më të mëdha,” thuhet në postimin e tij. Takimet konsiderohen një sinjal i rëndësishëm për konsolidimin dhe afrimimin e aktorëve politikë në prag të proceseve të rëndësishme që priten në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kërkon që të ngritet një komision hetimor për marrjen e nënshtetësisë së Kosovës nga Dejona Mihali

Ganimete Musliu: Ua njoh kodin vartësve të Dejonës, i prishim lehtë qetësinë

Një deklaratë e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka …