Fletevotimet

Sot bëhet tërheqja e shortit që përcakton renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve

Sot bëhet tërheqja e shortit që përcakton renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se sipas vendimit të ri, ceremonia e tërheqjes së shortit, e cila fillimisht ishte planifikuar për datën 8 dhjetor, do të mbahet një ditë më herët, pra të dielën, më 7 dhjetor 2025. Ai theksoi ky ndryshim është bërë me qëllim që të mundësohet miratimi më i hershëm i dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit, si dhe nisja me kohë e procesit të shtypjes së tyre. “Vendimi krijon hapësirë shtesë kohore edhe për përgatitjet e nevojshme që lidhen me fillimin e votimit me postë për votuesit jashtë vendit që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi” tha mes tjerash, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Kriza politike rrezikon zgjedhje të reja: KQZ, përballet sërish me barrë të rëndë organizimi

Nuk ka kaluar as një muaj nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të …