Kosova shihet si faktor stabiliteti, rriten thirrjet për anëtarësim në NATO

Anëtarësimi i Kosovës në NATO po konsiderohet si një nga çështjet më strategjike për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Në një periudhë të rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe kërcënimeve hibride, veçanërisht nga Serbia, Kosova po shihet gjithnjë e më shumë si një faktor stabiliteti rajonal. Javë më parë, në një diskutim në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, është bërë thirrje që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe që Serbisë t’i ushtrohet presion për të ndalur fushatën e ç njohjeve dhe për të dalë nga orbita ruse. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të integrohet në strukturat e NATO-s, duke theksuar se sfida kryesore mbetet aspekti politik dhe hezitimi i vendeve mos-njohëse. “Kosova tashmë është e gatshme në aspektin ushtarak dhe të kapaciteteve; pengesa kryesore është politike dhe nuk është e pakapërcyeshme,” tha Maqedonci. Shtetet e fundit që u bashkuan me NATO-n janë Finlanda dhe Suedia, duke e çuar numrin e vendeve anëtare në 32.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kritikon Specialen: “Është grup kriminal ekonomik”

Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për lirimin e Isni …