Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të VV-së, Armend Muja, i cili kishte thënë se Kosova nuk ka importuar energji elektrike nga Serbia. Kastrati e cilësoi të pavërtetë këtë pretendim, duke thënë se të dhënat zyrtare të rrjeteve evropiane të energjisë e verifikojnë të kundërtën. “Jo, kjo nuk është e vërtetë. Tani është importuar më së shumti. I ke raportet evropiane, të rrjetit elektroenergjetik, që munden shumë lehtë të verifikohen. Kjo është rrenë çka ka thënë Armend Muja”, deklaroi Kastrati. Ai shtoi se informacionet mbi importin e energjisë janë publike dhe transparentë, duke theksuar se qytetarët mund t’i kontrollojnë vetë. Debati për importin e rrymës vazhdon të jetë një nga çështjet më të diskutuara mes pozitës dhe opozitës, sidomos në periudhën e fundit të krizës energjetike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
