Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe, siç e ka quajtur ai, fushatës së tij propagandistike të shoqëruar me këngë dhe simbolikë të luftës. Abdixhiku iu referua një paraqitjeje të fundit në Cyrih, ku gjatë një tubimi u interpretua një këngë për Albinin, duke e cilësuar këtë skenë si qesharake dhe të shëmtuar, kreu i LDK-së reagoi ashpër ndaj asaj që e konsideron përdorim të frikës dhe simbolikës së luftës për përfitime politike, në mungesë të rezultateve konkrete qeverisëse. “Le atë pushkë, amani t’koftë. Kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”, u shpreh Abdixhiku, duke ironizuar mesazhet e fushatës së Kurtit dhe duke kritikuar mos punën e qeverisë. Sipas Abdixhikut, Kosova ka nevojë për zhvillim, punë konkrete dhe stabilitet, e jo për rikthim të retorikës së luftës dhe imazheve që, sipas tij, vetëm sa ndjellin frikë dhe përçarje.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …