Bedri Hamza: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë mundësi për ndryshim dhe qeverisje që ofron shërbime funksionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza e ka vazhduar fushtatën nëpër qytete e vendbanime të Dukagjinit. Ai ka theksuar se zgjedhjet që po vijnë janë mundësi e mirë për të votuar për një qeveri funksionale dhe në shërbim të qytetarëve. Duke iu referuar ndërprejes së energjisë elektrike në Klinë, ai ju tha të pranishmëve ndalja e rrymës tashmë është bërë rutinë por ftoj qytetarët që me 28 dhjetor ta driçojnë Kosovën. “Sonte na u ndalë rryma në Klinë. Kjo tashmë na është bërë rutinë. Ky ishte shërbimi i veçantë i kësaj qeverie për pesë vjet. Më 28 dhjetor, le ta ndriçojmë të ardhmen e Kosovës me votën tonë. Më 28 dhjetor, votoni për një qeveri që punon,” theksoi në mes tjerash kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës , Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Ky vend dhe ky popull janë ngopur me gjuhë kërcënuese, fyese, përçarëse dhe përjashtuese

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar nënkryetarit të partisë Vetëvendosje, …