OVLUÇK: Moslejimi i Salih Mustafës një vizitë te babai i tij i sëmurë rëndë është vendim i padrejtë

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për të mos lejuar Salih Muastafën për ta vizituar babain e tij të sëmurë i cili është në gjendje tejet të rëndë shëndetësore. Në reagim thuhet se nuk ka asnjë arsye që Sali Mustafa të mos lejohet ta realizoj këtë vizitë. “Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë. Nuk ekziston asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në procesin gjyqësor. Refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut. Qëndrimi ynë është se drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi”, thuhet në reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Ky vend dhe ky popull janë ngopur me gjuhë kërcënuese, fyese, përçarëse dhe përjashtuese

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar nënkryetarit të partisë Vetëvendosje, …