Ramush Haradinaj kritikon Qeverinë për krizën e energjisë

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj qeverisë aktuale për menaxhimin e sektorit të energjisë, duke e quajtur situatën si problem të papranueshëm për qytetarët dhe bizneset. Haradinaj thekson se problemi i energjisë nuk zgjidhet me arsyetime apo improvizime, por kërkon plane të mëdha, investime afatgjata dhe vendime të guximshme. Ai shton se koha e errësirës, faturave të paparashikueshme dhe pyetjeve të përditshme duhet të marrë fund. Në një postim promovues të vizionit të tij katërvjeçar, Haradinaj nënvizon se: “Energjia nuk është luks, është bazë për ekonomi, biznese, shkolla dhe jetesë dinjitoze. VOTO 129 që të mos jetojmë më me pyetje si ‘a erdh rryma?’ e ‘sa t’erdh fatura?’” Ai ka publikuar gjithashtu linkun e programit të tij të plotë, ku qytetarët mund të njihen me vizionin dhe planet konkrete për sektorin e energjisë: 🔗 https://krahteje.com/

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Më 28 Dhjetor është ditë feste e demokracisë, dita kur Kosova ri gjenë veten

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Daut Haradinaj, ka thënë se …