Afrim Bytyqi u bën thirrje qytetarëve: Votoni Fatmir Limajn, lider që i duhet Kosovës

Ish-presidenti i FC Malishevës dhe humanisti i njohur nga Gjermania, Afrim Bytyqi, u është drejtuar me një mesazh publik qytetarëve të Kosovës dhe miqve të tij, duke bërë thirrje të votohet kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Bytyqi theksoi se mungesa e Fatmir Limajt në Kuvend do ta bënte atë të zbehtë, pasi sipas tij, Limaj është një lider me përvojë, zë të fuqishëm dhe i domosdoshëm për interesat e vendit. “Një Kuvend i Kosovës është i zbehtë pa Fatmir Limajn. Ai është lider që i duhet këtij vendi, një njeri që e njeh realitetin dhe që di ta përfaqësojë interesin qytetar,” u shpreh Bytyqi. Ai u bëri thirrje të veçantë qytetarëve të Malishevës dhe mbarë Kosovës që vota e tyre të mos shpërndahet diku tjetër, por të shkojë për përfaqësuesin që, sipas tij, e meriton vendin në Parlament. “Besoj se ne, qytetarët e Kosovës dhe të Malishevës, pa dallim, nuk do t’i çojmë votat diku tjetër, por te njeriu ynë i Malishevës që duhet ta ketë vendin e tij në Kuvend. Kërkoj të më kuptoni drejtë, ju që më njihni: të dielën, me votu Fatmir Limajn është njësoj sikur të ma jepni votën mua,” tha Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Telefonatë nga Haga: Krerët e UÇK-së i shprehin ngushëllime Salih Mustafës për vdekjen e babait

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në Hagë, i kanë shprehur ngushëllime …