Bashkëpresidenti i ALDE-s, Kyuchyuk: Kosovës i duhet lidership i fortë dhe europian si Bedri Hamza

Bashkë presidenti i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën, dhe euro deputeti Ilhan Kyuchyuk ka shprehur mbështetje të qartë për Partinë Demokratike të Kosovës, dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza, duke theksuar se Kosovës i nevojitet një lidership i fortë, i përgjegjshëm dhe i orientuar fuqishëm drejt vlerave evropiane. Në një deklaratë publike përmes një video-mesazhi, Kyuchyuk ka theksuar se ka bashkëpunuar nga afër me lidershipin e PDK-së dhe se e njeh përkushtimin e kësaj partie ndaj vlerave evropiane, forcimit të institucioneve demokratike dhe përgjegjësisë ekonomike. Sipas tij, këto elemente përbëjnë parakushte thelbësore për përparimin e Kosovës dhe afrimin e saj me Bashkimin Evropian. “Bedri Hamza përfaqëson seriozitet, përvojë dhe llojin e lidershipit që i duhet Kosovës për të ecur përpara në rrugën e saj evropiane,” ka deklaruar Kyuchyuk, duke shtuar se pret me interes bashkëpunimin e ardhshëm në kuadër të familjes politike evropiane. Euro deputeti Ilhan Kyuchyuk ka uruar suksese PDK-së dhe Bedri Hamzës në zgjedhjet e ardhshme, duke ri konfirmuar mbështetjen e liberalëve evropianë për një Kosovë të zhvilluar, demokratike dhe të integruar në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: RKL duhet të ringrihet sa më shpejt – dëmet duhet të kompensohen nga KEDS/KEC

Sadik Halitjaha ka reaguar lidhur me dëmtimin e Radio Kosovës së Lirë, duke theksuar se …