Ruzhdi Jashari: MASAKRA E REÇAKUT DHE NARRATIVA SERBE E MOHIMIT TE KRIMEVE, KRIM I DYFISHT

Me rastin e 27 vjetorit të Masakres se Recakut, ne Konferencèn e organizuar nga FISH me temen bosht ” Mohimet serbe te krimeve dhe gjenocidit, destabilizim per Ballkanin”, kumtesa ime ishte:
MASAKRA E REÇAKUT DHE NARRATIVA SERBE E MOHIMIT TE KRIMEVE, KRIM I DYFISHT
Hyrje
Tani kurē Serbia po derdhë miliona euro në diplomaci, në propogandë, në filma e dokumentarë të përkthyer në shumë gjuhë botërore, për fabrikimin e t’pavërtetave qē kanë për qëllim shpërndarjen e dezinformatës së prodhuar nga ana e kreut shtetërorë serb, ku rrënjët i kan në laboratorin e shkencës serbe, dhe s’bashku me Kishën Ortodokse Serbe dhe udhëheqëjen shtetërore, njollosën, stigmatizuan, baltosën dhe prodhuan shumë krime, kundër shqiptarëve gjatë historisë, mashtrime këto, për t’i shitur në Perendim dhe botën e qytetëruar.
Në referim të tezave, të akademikëve Çubrilloviq, Andriq, Cvejiq e të tjerë, ASSH, elaboratet kundër shqiptarve autokton, u bënë platformë shtetrore serbe të krimeve dhe gjenocidit mbi shqiptarët.
Gjatë v.90-ta e prodhuan Martinoviqin, gjatë luftës e prodhuan rastin Panda në Pejë, para lufte e inskenuan thyerjen e varrezave ortodokse në Komunën e Vushtrrisë, e shumë inskenime tjera. Qëllimi ishte forcimi i dhunës ndaj shqiptarëve dhe arsyetimi para opinionit te jashtem per represionin shteteror ndaj shqiptareve.
Tani, në vend të përballjes me te kaluaren kriminale ndaj popujve tjere, te ish federatës jugosllave, Serbia po e vazhdon rrugën e nacionalshovenizmit të mohimit të krimeve dhe gjenocidit. Edhe sot, shkollat serbe që nga bankat e shkollimit fillorë i edukojnë fëmijët kundër shqiptarëve se “ata jane popull i egër, se ata janë vrasës. ..etj”
Mohimin e krimeve Serbia po e bënë, para opinionit ndërkombëtar, ndaj qindra masakrave, ndaj mijëra fëmijëve të vrarë, ndaj mijëra qytetarëve të zhdukur nëpër Serbi, ndaj mijëra nënave e motrave tona të dhunuara.
Vuqiç dhe zyrtarët e tij vazhdojnë ta mohojnë edhe Masakrën e Reçakut dhe krimet tjera në Kosovë. Aty ishin dëshmitarët e gjallë nga të 4 anët e botës, dëshmitarët e gjallë që i mbijetuan krimit. Aty ishte syri i Misionit Verifikues të OSBE-së dhe shefi i këtij misioni z . WILIAM VOKER. Për botën e qytetruar, kjo gënjeshtër e Serbisë nuk kalon. Por, ky veprim serb ndaj të mbijetuarëve, viktimave dhe opinionit pùɓlik është krim i dyfisht.
Mashtrimi serb infekton dhe vret mendjet e miliona të rinjëve në anë të ndryshme të botës, që bien pre, në kontat me këto faqe shpifëse e mashtruese.
Qëllimi i politikës serbe te mohimit te krimit ne Reçak
Ambalazhimi i gënjeshtrave serbe ka dy shigjeta të drejtuara, njërën kundër NATOs dhe tjeterën kundër Pavarësisë së Kosovës, sepse publikimi dhe zbulimi i këtij krimi para botës kollapsoi politikën shtetrore të krimeve serbe në Kosovë dhe se mashtrimet e saj ndaj botës së qytetruar tashme po merrnin fund. Ndersa në anën tjeter determinohej fuqishëm intervenimi i NATO-s mbi Serbinë. Serbia nuk i ndali veprimet gjenocidale edhe pas Recakut, andaj si rezultat i përpjekjeve të mëdha, sakrificave, luftës për liri dhe NATO-s, erdhi Pavarësia e Kosovës.
Përderisa, Serbia e vazhdonte lojën me kufomat e Masakrës së Recakut, më 6 shkurt u thirrë Konferenca Ndërkombëtare e Rambujes për MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndërprerjen e luftës. 5 ditë pas nisjes së punimeve të Konferencës së Rambujes, Serbia u detyrua të lejoi varrimin e të msakruarëve në Reçak. Wiliam Voker më 11 shkurt në ceremonine mortore nē Recak deklaroi: ” Rambuje dhe Recaku janë një” dhe : ” Dreqi i zi ma nuk do të kthehet në Reqak” .
Andaj nga depresioni politik i nacionalshovenizmit serb, kreu shtetërore krijon narrativa per mohimin e krimeve nē Kosovë.
Millosheviqi nuk besonte se faktori ndërkombëtar mund të intervenonte per t’i mbrojtur shqiptarët e KOSOVES, ngase shqiptarët gjatë historisë ishin lënë në mëshirën e bajonetave serbe. Millosheviqi nuk besonte as në unitetin e shqiptarëve qe mund të merreshin vesh ne mes tyre per ta nenshkruar dokumentin e Rambujes, ngase investimet serbe ishin te medha ne perqarjen e faktorit shqiptar.
Historik i shkurtër i ngjarjeve deri te15 janari ’99.
Deri te 15 janari 1999, është një histori e gjatë e shtypjes por, në këtë kumtesë të shkurtër, po ndalemi vetëm në dekadën e fundit të shekullit xx, ku punimi i zgjëruar, në referenca saktësie jepet për botim sipas kritereve te kesaj tryeze shkencore.
Në frymën e erërave demokratike nacionalshovenizmi serb, në vitet ’90 ta pushtoi të gjithë jetën politike e shteterore jugosllave ku, përmes Memorandumit të SANU-së, u prodhua edhe Millosheviqi, i cili ne mbështetej te intelegjencës serbe, ushtrise dhe policise e nisi makinerinē e nenshtrimit, ndaj Kosovës, që nga vitet 80 ta te shekullit XX, dhe pas ndryshimit te sistemit shteteror, kaloi ne frontin e hapur, ne vitet ’90 ta, kundër Sllovenisë, Kroacisë dhe BH.
Aspiratat e Kosovës të shprehura përmes Deklaratës së Pavarësisē ( 2 korrikut ) dhe Kushtetutës së 7 shtatorit të Kaçanikut, nē vitet ‘ 90- ta, u shtypen me tankse. U rrënua autonomia, u përzunē nxënsit dhe studentët nga sistemi arsimor. Me vendime shtetërore të masave administrative shqiptarët u larguan nga administrata, institucionet e sigurise, ato ekonomike dhe kulturore.
Nderkaq idealistet, patriotet shqiptar e largpames, akadeimk, te brymosur me dije e dashuri per vendin dhe kombin, e nisen jeten e re themeltare – vetanake te orjentimit perendimor dhe transatlantik – amerikan.
Përderisa me rezistencën pasive te levizjeve demokratike kundër Serbisë, ishte e pamundur te largohej okupimi qe kishte pllakosur Kosovën. Hekuri serb mbi kokat e popullit nuk hiqej dot, sforcoheshin dhunimet e çdoditëshme ndaj studentëve, ndaj nxënësve e personelit arsimor, shtohej “pendreku” i policisë serbe ndaj qytetarëve te pafajshēm, te cilet ne rreshta të gjatë e prisnin radhēn para stacioneve, per tu torturuar dhe per t’u nenshtruar në laboratorin e dhunes serbe.
Këto metoda dhune ishin kryer edhe ndaj banoreve te fshatit Reçak, para se të kryhej krimi mbi këtë fshat. Për dhunën sistematike shkruhej me saktësi ne raportet e aktivistëve te KMDLNJ ne Kosove.
Shikuar rrethanat e asaj kohe, shume djem e vajza, burra e gra, kishin vendosur, te vdisnin per lirite dhe te drejtat e tyre individuale, për lirine qe i mungonte Kosovës.
Nën organizimin vullnetarë të guerilës së lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me flijimin e madh tè Adem Jasharit dhe familjes së tij.
Nē pamundësi për ta mposhtur këtë guerilë – UÇK- në e cila mbështetej te populli, Serbia hakmerrej me krime e gjenocid mbi fëmijē, gra e pleq të pambrojtur dhe duar thatë. Digjte fshatra, plaqkiste ekonomite familjare, bagëtitē dhe ushqimet. Serbia kështu veproi ndaj13 fshatrave te Komunes së SHTIMES, qytezës së Shtimes dhe në fshatin Reçak kulmoi me gjenocidin e 15 janarit 1999.
Ato pasuri që nuk mund të plaqkiteshin digjeshin shpesh bashke me to digjeshin edhe qytetaret per s’gjalli. Dhunoheshin femrat, mbyteshin në puse qytetarët e pafajshëm, vriteshin foshjat në djep.
Komuniteti ndërkombëtar s’bashku me vlerat universale liberal- demokratike amerikane dhe europiane permes Grupit te Kontaktit dërguan mekanizmin e OSBE-se per monitorimin e gjendjes në Kosovë. Tetori i ’98- tes, në Jugosllavinë e mbetur Serbi- Mal i Zi, solli mekanizmin vëzhgues prej 2000 vetësh, në krye me ambasadorin Wiliam Voker.
Gjatë kësaj kohe, ishte arritur MARREVESHJA MILLOSHEVIQ- HOLLBRUK, ku nga tereni duhej te terhiqeshin dhe shkonin ne kazerma trupat ushtarake dhe policore. Edhepse nga Pishat e Shtimes ne fundin e dhjetorit te ’98- tes ishte terhequr ushtria serbe sipas marreveshjes, ajo ishte rikthyer dy javë para krimit në Reçak, duke u shkelur marreveshja nga pala serbe. Këtë e dinte Misioni vëzhgues i OSBE-se. Nderkaq UÇK, njeanshem i permbahej zbatimit te marreveshjes.
Kështu, plani serb i krimit mbi Reçak, ishte një test për ta sprovuar vendosmërinë e Misionit të OSBE-se, nē njërën anë dhe në anën tjetër testohej aftësia serbe e mashtrimeve dhe dhe manipulimeve ndaj faktorit ndërkombëtar.
Këto manipulime serbe me faktorin nderkombetar kishin qenë storie suksesi nē luftën e Bosnjë Herecegovinës dhe si suksese mashtruese provoheshin edhe ndaj Misionit Verifikues – OSBE-se, në Kosovë.
Si rrodhi planifikimi serb i krimit mbi Reçak.
Në vije ajrore, Recaku nuk ishte me larg se 500 metra nga vendi ku ishte pozicionuar ushtria serbe qe kishte shkelur marreveshjen.
Krimi ishte i planifikua, para se te ushtrilohej krimi ne Reçak, Serbia hodhi lloj lloj justifikime e arsyetime serbe te mekanizmi i OSBE-se dhe mediet, pe ta krijuar preteksin e nderhyrjes brutale ushtarake në Reçak, se gjoja diku në zonën e Ferizajt apo të Therandës- Suharekës, UÇK- paska vrarë dy policë serbë.
Krimi gjenocidal ishte përpunuar e planifikuar, edhe në kabinetin e MIllosheviqit. Shtabi nē krye me Nikolla Shahinoviqin, që përcillte zbatimin e këtij plani tashme ishte në Prishtinë.
Ishte përpunuar çdo detal. Në mesnatë, serbët lokal të regrutuar të Shtimes dhe të komunave Lipjan, Ferizaj dhe Viti, kishin nisur akcionin e rrethimit të fshatit Reçak, qē nga mesnata e datës 14- 15 janarit. Ushtria kishte vu në gadishmëri njësitē tankiste te Pishat e Shtimes.
Nderkaq te Kodra e Geshtenjave, perballe Recakut , ana jugore, ishte fortifikuar dhe perforcuar nga policia, ku bashkarisht me ushtrine dhe pjesen e mobilizimit te njesive rezerve, ishin nen nje komande, ku sipas pergjimeve te faktorit nderkombetar, urdherat vinin nga Beogradi.
Krimi dhe gjenocidi ne Recak, nuk ishte as rastësi e as incident dhe as konflikt i lokalizuar, por ishte nje krim i planifikuar per asgjesimin e banoreve te fshatit Recak, pa zgjedhur mjete e metoda, krejt kjo e justifikuar nen alibine e ndjekjes së UÇK-se.
Cili ishte diskursi serb i gjenocidit ne RECAK?
– Mshtrimi i mekanizmit te OSBE- se, me justifikime paraprake gjoja të shkatrrimit të disa terroristëve të UÇK- se.
– Frikesimi i popullit.
– Krijimi i përqarjes dhe ndërprerja e e mbështetjes popullore për UÇK – në,
– Debimininpopullsisë dhe pastrimi etnik, vetëm të kësaj zone por tërë Kosovës.
– Dobësimi i moralit luftarak të UÇK- se,
– Shkatrrimin e ZON- se,
– Shkatrrimin e berthames informative- politike dhe personelit të komandës te ZON dhe DMPAC, ngase Konferenca e Dhjetorit ’98, e mbajtur në Livadhin e Gatë, me rreth 50 shtëpi informativevkishte nxjerrur ne ekranet boterore televizive fotografi ” No coment” mbi Masakrën e 11 anëtarëve të familjes Asllani, gra fëmijë, ne mesinne te cileve edhe edhe Albiona 8 muajshe dhe dybpleq te fshatit Geriqec. Lyn Holland nga OSBE, pas kësaj konference dhe informacionet në rrjetet ndërkombëtare të informimit, në njē takim deklaroi: se “opinioni botërorë është i indinjuar tejmase në Millosheviqin dhe po e kërkonte ndëshkimin e Serbisë “. Konferenca dhe zbulimi i krimeve kishin bërë jehonë ndërkombëtare, ku Millosheviqi ishte zemruar tejmase me zgjuarsine e veprimeve luftarake dhe politiko- informative te kesaj ZON-e , ku vetem pak dite me pare ishte bere kembimi i ushtareve serb me ushtaret e UÇK-se te zene rob ne ZOSH, kjo kishte prekur thell sedren e Millosheviçit, sepse UÇK kisgte arritur simpatinë e saj ne nivel nderkombëtar!
– Edhe personeli i perkthyeseve provokohej dhe dhunohej nga patrullat serbe, qe merrnin pjese ne takimet tona midis perfaqesueseve te DMPAC dhe UÇK-se te ZON- se dhe te OSBE- se
– Keshtu ishte nxjerrur dhunshëm, nga automjeti i OSBE-se, salih Maqedonci, i cili ishte përgjegjes per siguri ne mekanizmin e OSBE- se dhe perkthyes special i zojes Holland, ne takimet midis nesh. I njejti ishte rrahur brutalisht deri ne alivanosje, ky 5 jave kishte zgjatur sherimi i tij. Etj.
Llogarite e gabuara!
– Të gjitha veprimet ushtarake serbe gjate tere dites se luftimeve vezhgoheshin ne secilinbdetal nga mekanizmi i OSBE-se me personel te shtuar dhe specialiste te drejtave te njeriut dhe te sigurise, qe nga oret e hershme te mengjesit !
– Media botërore nga shume shtëpi informative po i percillnin operacionet serbe ndaj Reçakut,
– Dëshmitarët e gjallë dëshmonin të vërtetën mbi krimin.
– Disporpocioni i forcës ishte tejet i madh, dhe nuk arsytohej me qëllimin e operacionevevserbe ndaj UCK-se.
– Mjetet e komunikimit dhe përgjimet e dëshmonin planifikimin, urdherdhenien dhe zbatimin e planit serb në teren.
Si rrodĥi tentimi serb i fshehjes së krimit ?
– Moslejimi i kryeprokurores se TPI Luis Arbur, në hetimin e krimit, dhe kthiminprapa nga Bllaca, në kufije me Maqedoninë e Veriut,
– Mos lejimi i varrimit me 17 janar të kufomave.
– Obdukcioni me qēllim të imponimitvtë narrativës serbe te ekzekutimeve,
– Zvarritja tri javore e varrimit dhe tentativa serbe per varrosje selektive,
– Ndërhyrja serbe përmes Danica Marinkoviqit- Kryeprokurore serbe, më datën 17 janar, për fshehjen e krimeve.,
– Manipulimi me kufomat dhe tentimi per varrosje në grupe te vogla, jasht syrit publik,
– Shpallja nongrata e Ambsadorit wiliam VOKER, nga Serbia,
– Mospranimi i nje ekipi patologësh, per eskumim ne perberje edhe tecshqiptarëve, etj.
Serbia zyrtare, permes sherbimit te saj sekret, me instrukcione shtetrore serbe dhe vet Vuqiqit, tani (2025), permes te arrestuarëve BSh, dhe N.M, hodhi ne teren per zbatimnplanin sekret serb, per ta stigmatizuar spitalin ushtarak te ZON te UÇK, gjoja se ishte ne funkcion te nxjerrjes se “organeve” dhe nga keta shpijuj kerkohej te punonin sa me shume, qe te ekzekutuarit ne Reçak të paraqiten e te nxirren si “terrorist” të UÇK-se.
Çmenduria serbe e mohimit te krimeve eshte vazhdimesia e mentalitetit dhe edukates shteterore serbe, ku sipas Dobrica Qosiqit, shqiptaret duhet satanizuar, duhet vepruar në Kosovë përmes mbjelljes së përçarjes ne mes shqiptarëve dhe acarimit te tyre ndaj perendimit, gjithmone duke e ambalazhuar gënjeshtren serbe te duket si e vertete.
Vazhdimi i këtij diskursi serb, nenkupton te ardhmene krimeve te reja ne Gadishullin Ilirik.
Andaj, sjellja e Serbisë dhe narrativa e saj ne raport me te kaluaren e saj tregon se gjendja e sigurise ne Gadishullin Ilirik eshte e atakur dhe e pasigurt.
Permes disa parashtrimeve dua ta perfundoi kete kumtese me pyetjet: Pse ky shfrenim serb nacional – shovenist? Pse ky mohim i krimeve nga ana e Serbisë ?
Dhe, pergjegjeja del vetvetiu….perderisa Gjermania pagoi miliarada marka demshperblime per krimet e luftes dhe u fut nen kontrollin e rrept te NATO- s dhe paktit të VERSHAVES, Serbia po luan “shah” me fuqite e Botes DEMOKRATIKE.
Mbase kjo mund te ishte njera nga pergjegjejet e pyetjeve te shtruara!
Ne nuk harrojmë. Gjenocidi është plagë e pambyllur!
( Kumtesa e plotë)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …