Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër Jashari ka deklaruar se dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit janë serioze dhe të bazuara, duke kërkuar që para drejtësisë të dalin jo vetëm komisionerët, por edhe porositësit dhe urdhërdhënësit e këtij procesi. Jashari tha se Prokuroria në Prizren tashmë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të mbledhur informata dhe prova, me qëllim identifikimin e përgjegjësve dhe nisjen e hetimeve penale. Ai theksoi se diskrepancat e mëdha mes rezultateve fillestare dhe atyre të rinumërimit kanë krijuar dyshim të fortë për një manipulim të organizuar. Sipas tij, përgjegjësia penale nuk duhet të kufizohet vetëm te zyrtarët që kanë numëruar votat, por edhe te personat që kanë dhënë urdhra ose kanë porositur manipulimin. Ai rikujtoi se Kodi Penal i Kosovës, në nenin 216, parasheh dënim deri në pesë vjet burgim për falsifikimin e rezultateve të votimit dhe se hetimet duhet të shtrihen edhe për veprën penale të shtytjes në kryerje të kësaj vepre, si dhe për ryshfet apo forma të tjera të bashkëkryerjes, varësisht nga gjetjet e Prokurorisë. Rinumërimi i votave ka zbuluar një model të njëjtë manipulimi në disa komuna, ku më së shumti kanë përfituar kandidatët lokalë: në Prizren kandidatët e Prizrenit, në Kaçanik ata të Kaçanikut dhe në Besianë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Sot në gjykaten speciale në Hagë do të dorëzohen dosjet përfundimtare në rastin ndaj ish-krerëve …