Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Pas dorëheqjes së Lumir Abdigjikut nga pozita e kryetait të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturë për kryetar të kësaj partie. Ai ka njoftuar se në Kuvendin e radhës së këtij subjekti politik, do të jetë kandidat për drejtimin e tij. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me këtë rast, falënderoj të gjitha strukturat drejtuese të LDK-së për përkushtimin në udhëheqjen e LDK-së në pesë vitet e fundit: Kryetarin Abdixhiku, kolegët e Kryesisë, të degëve e nëndegëve dhe forumet anekënd Kosovës. Mirënjohja ime e thellë shkon, para së gjithash, për anëtarësinë besnike të LDK-së — shtyllën mbi të cilën kjo parti ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë. Në këtë moment vendimtar për LDK-në dhe për Kosovën, unë zotohem me përgjegjësi të plotë të marr barrën e ringritjes politike dhe organizative të partisë. Zotohem të udhëheq një proces tërësisht gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje të plotë me Statutin, ku secili anëtar, çdo degë dhe çdo forum ka zë dhe rol aktiv në ringritjen e LDK-së dhe në vendimet që marrim si shtëpi politike e demokracisë” ka shkruar es tjerash, ish kryeministri, Avdullah Hoti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri: Që nga Maji 2025, rritja e çmimeve nuk ka qenë asnjë muaj më pak se 4 për qind

Aktivistja dhe gazetarja, Janina Ymeri ka shfaqur brengëns e saj për rritjen e vazhdueshmem të …