Ekspertët e ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen për pasojat që po kanë bizneset për shkak të problemeve me energji

Ekspertët e ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen për pasojat që po kanë bizneset për shkak të problemeve me energji. Ata kanë thënë se ndërprerjet e papritura dhe çmimet e larta të energjisë po sjellin humbje të mëdha, veçanërisht për sektorin prodhues. Ekspertit financiar, Kushtrim Ajvazi, ka deklrauar për Ekonomia Online se bizneset po përballen me pasoja serioze për shkak të mungesës së stabilitetit energjetik dhe kostove të larta të furnizimit. Ai ka theksuar më tutje se kjo situatë është tejet shqetësuese pasi hubjet e biznesve janë të mëdha dhe të pariparueshme. “Është një situatë shqetësuese për bizneset që po ballafaqohen me këtë situatë sepse humbjet janë të pariparueshme, dmth ka ndërprerje të energjisë elektrike pa paralajmërim dhe sidomos te sektori prodhues, kjo është një kosto shumë e madhe e humbjes së materialeve të lëndëve të para që janë në procese të cilat ndoshta duhet edhe të gjuhen. Por përveç asaj bizneset po paguajnë shumë shtrenjtë për energjinë elektrike, tash jemi edhe në mungesë” ka theksuar ekspertit financiar, Kushtrim Ajvazi.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri: Që nga Maji 2025, rritja e çmimeve nuk ka qenë asnjë muaj më pak se 4 për qind

Aktivistja dhe gazetarja, Janina Ymeri ka shfaqur brengëns e saj për rritjen e vazhdueshmem të …