Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar protestën e dhunshme të opozitës në Tiranë para godinës së kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar protestën e dhunshme të opozitës në Tiranë para godinës së kryeministrisë. Ai ka shkruar se dëmtimi ipronës publike, aktet e dhunshme dhe vandale të opozitës, janë të papranueshme. “Protesta është e drejtë demokratike, por dhuna e organizuar nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e shprehjes. ‘Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e shkatërruar prona” ka shkruar kryeministri, Edi Rama. Ai ka shfaqur solidaritet me punonjësit e policisë që u plagosën gjatë përplasjeve dhe ju ka uruar shërim të shpejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …