Ardian Bajraktari: Dëshmitë e palës mbrojtëse në Gjykatën e Hagës, ishin tejet të mira dhe shumë të rëndësishme

Duke folur për procesit që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, avokati, Ardian Bajraktari ka vlerësuar se dëshmitë palës mbrojtëse në Gjykatën e Hagës, ishin tejet të mira dhe shumë të rëndësishme. Ai ka theksuar se prokuroria nuk ka arritur t’i argumentojë pretendimet kundër të akuzurave, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. “Ka qenë një proces i stërzgjatur me shkelje bukur të mëdha filluar nga mungesa e theksuar e transparencës çka ka rezulto me cenimin e njeriut prej elementeve esenciale për një gjykim të drejtë siç është çështja e parimit të publicitetit në procedurë pastaj natyrisht kemi parë edhe prova me të cilat jo në pak raste kanë qenë jokredibile jo të besueshme por për me tepër në bindjen time janë marr edhe në kundërshtim me vet dispozitat e rregullores të provave pastaj e po ashtu kemi parë edhe një qasje jo balancues në raport me palët sa i përket trupi gjykues për më tepër një nga shkeljet e mëdha dhe në vazhdimësi ka qenë masa e paraburgimit si masa më e ashpër për sigurimin e prezencës së pandehurit në procedurë. Ajo që më tremb më së shumti është që kjo gjykatë mund të tregohet subjektive, pra pavarësisht se në këndvështrimin tonë si profesionistë nuk është vërtetuar asnjë prej pikave të aktakuzës për asnjë prej të akuzuarve” ka deklruar ems tjerash për Ekonomia Onlione, avokati, Ardian Bajraktari.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Pas dorëheqjes së Lumir Abdigjikut nga pozita e kryetait të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah …