Oda Ekonomike e Kosovës i shpalos disa propozime për mbështetjen e puntorëve të sektorit privat në vend

OEK alarmon për pasojat e protestave të transportuesve në rajon

Oda Ekonomike e Kosovës, shpreh shqetësim të thellë lidhur me protestat e kompanive transportuese në shtetet e rajonit, të cilat po shkaktojnë ndërprerje serioze në funksionimin normal të bizneseve kosovare dhe në rrjedhën e tregtisë ndërkombëtare. Këto zhvillime kanë ndaluar eksportin dhe importin e mallrave drejt dhe nga vendet e Bashkimit Evropian, duke krijuar vonesa të konsiderueshme, kosto shtesë për kompanitë dhe rrezik real për ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit. Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, që njëkohësisht udhëheq Bordit të WB6 CIF, ka kërkuar vazhdimisht zgjidhje sistemike nga institucionet e Bashkimit Evropian, duke nënvizuar rëndësinë e funksionimit të lirë të tregtisë dhe të stabilitetit ekonomik rajonal. OEK i bën thirrje BE-së për ndërhyrje urgjente institucionale për të siguruar funksionimin normal të transportit ndërkombëtar rrugor deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Sipas Odës, një qasje e tillë është jetike për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, duke garantuar integrim tregtar dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal. OEK mbetet e angazhuar për të mbrojtur interesat e komunitetit të biznesit dhe për të kontribuar në dialogun institucional me partnerët evropianë, në funksion të një tregtie të lirë, të sigurt dhe funksionale.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza priti ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur në selinë e partisë …