171 milionë euro për rajonin, zero për Kosovën

Komisioni Evropian ka ndarë 171 milionë euro për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, por nga kjo paketë mbështetëse Kosova nuk do të përfitojë asnjë cent. Arsyeja: institucionet e Kosovës ende nuk i kanë përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa nga ky instrument financiar i BE-së. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova nuk ka ratifikuar ende Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. “Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha Mercier. Nga totali prej 171 milionë eurosh, 94.7 milionë janë dedikuar për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë. Këto projekte synojnë përgatitjen e investimeve të ardhshme në sektorë kyç si energjia, furnizimi me ujë, inovacioni dhe kërkimi shkencor. Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se investimi në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për afrimin e rajonit me Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Grupet serbe në Telegram, mjet frikësimi dhe shantazhi: Burim Ramadani paralajmëron për rrezik të vazhdueshëm në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me hulumtimin e publikuar nga Kiks Kosova …