Ambasada Amerikane: Udhëheqësit politikë të gjejnë zgjidhje, mos ta lënë vendin në ngërç

Ambasada amerikane: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe dëmton standardet demokratike dhe partneritetin me SHBA-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe, duke e cilësuar këtë veprim si të kundërt me parimin bazë të përfaqësimit demokratik. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Ambasadës amerikane theksoi se qytetarët duhet të kenë të drejtën të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre dhe se çdo ndërhyrje që cenon këtë të drejtë ndikon drejtpërdrejt në raportet mes Kosovës dhe SHBA-së. “Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, thuhet në reagim. Më 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, por gjatë mbledhjes nuk u miratua lista e kandidatëve të Listës Serbe. Sipas votimit, tre anëtarë votuan pro, dy kundër – përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje – ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …