Ramush Haradinaj nga Capitol Hill: “Koha është tani – Kosova gati për NATO”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë nga Kongresi Amerikan, në kuadër të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë në Capitol Hill, duke theksuar se momenti për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO është tani. Në fjalën e tij para kongresmenëve dhe të pranishmëve, Haradinaj falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe procesit të saj euroatlantik. Ai theksoi se Kosova ka zbatuar planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e Ushtrisë, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, duke ndërtuar kapacitete sipas standardeve të NATO-s. Sipas Haradinajt, institucionet e sigurisë në Kosovë janë të gatshme të kontribuojnë në misione dhe partneritete ndërkombëtare, duke shtuar se vendi ka përmbushur kushtet për të ecur përpara drejt anëtarësimit. “Ne jemi gati të kontribuojmë në fushën e sigurisë. Jemi gati për anëtarësim në NATO. Koha është tani,” ishte mesazhi i tij në Capitol Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Platforma “Liria ka Emër” mobilizohet në Istog për marshin e 17 shkurtit, shtohet presioni publik për çështjen e çlirimtarëve

Platforma “Liria ka Emër” po vazhdon mobilizimin nëpër komuna për marshin e paralajmëruar të 17 …