Komuna e Kaçanikut dhe Radio “Kosova e Lirë” vazhdojnë bashkëpunimin

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi, priti të enjtë në takim përfaqësues të Radios “Kosova e Lirë”.

Kryetari Vishi i falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i përgëzoi për punën e tyre, në veçanti për rolin e rëndësishëm gjatë kohës së luftës, kur kjo radio ka mbajtur gjallë frymën e rezistencës dhe frymëzimin për shumë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbrojtje të atdheut dhe për arritjen e lirisë së shumëpritur.

Në takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Xhelal Dema.

Ndërkohë, kryeredaktorja e Radios “Kosova e Lirë” Arbana Qeriqi, e falënderoi kryetarin për pritjen, duke e uruar njëkohësisht për marrjen e mandatit si kryetar. Ajo përgëzoi Komunën e Kaçanikut për nderin dhe respektin e vazhdueshëm që i kushton vlerave të luftës.

Nga ky takim u bë e ditur se bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Kaçanikut dhe Radios Kosova e Lirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa në mënyrë të veçantë u vlerësua bashkëpunimi dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj këtij mediumi edhe nga kryetari paraprak, Besim Ilazi.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë përfunduar me sukses punimet për rregullimin e shtegut të ecjes dhe shëtitores pranë parkut “Idriz Rreci”

Punimet për rregullimin e shtegut të ecjes dhe shëtitores pranë parkut “Idriz Rreci” kanë përfunduar …