Kongresmeni amerikan Keith Self ka deklaruar gjatë një tryeze me deputetë shqiptarë në Kongres se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një hap vendimtar për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit. Gjatë fjalës së tij, Self theksoi se e ka marrë si mision personal mbështetjen e rrugës së Kosovës drejt Aleancës Veri-Atlantike, duke e cilësuar këtë si një objektiv strategjik me ndikim të gjerë rajonal. E kam marrë anëtarësimin e Kosovës në NATO si mision. Do të ishte një forcë e jashtëzakonshme stabilizuese në Ballkan, u shpreh ai, deklaratë që u prit me duartrokitje nga të pranishmit në sallë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
