QSU e FSK-së realizon me sukses ushtrim fushor 36-orësh

Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses një ushtrim fushor 36-orësh, në kuadër të trajnimeve praktike për ngritjen profesionale dhe operacionale të kadetëve në fushën e operacioneve mbrojtëse. Gjatë këtij ushtrimi intensiv, kadetët kanë zbatuar skenarë realë në terren, duke u angazhuar në fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, zhvillimin e operacioneve të zbulimit dhe mbrojtjen e zonës, me fokus në reagimin taktik, koordinimin dhe vendimmarrjen në kushte operative. Ushtrimi është vlerësuar si hap i rëndësishëm në përgatitjen praktike të kuadrove të rinj ushtarakë dhe në forcimin e kapaciteteve profesionale të tyre. Pjesë e aktivitetit kanë qenë edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror “Saint-Jean” i Kanadasë, të cilët po ndjekin studimet në QSU për një semestër, duke dëshmuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e edukimit ushtarak. Sipas njoftimit zyrtar të FSK-së, ushtrimi ka kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, si dhe në avancimin e standardeve të trajnimit dhe edukimit ushtarak në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Pretendimet e Prokurorisë për strukturën komanduese të UÇK-së bien ndesh me vetë provat e saj

 Në deklaratat përmbyllëse në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka vazhduar me një …