Grenell shpreh mbështetje për pafajësinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për misione të veçanta, Richard Grenell, ka shprehur mbështetje për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, pas një dreke pune me Grenell në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Sipas Ballës, gjatë takimit është diskutuar partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe çështje të sigurisë dhe paqes globale. Në njoftimin publik, Balla ka falënderuar Grenellin për qëndrimin e tij në mbështetje të pafajësisë së ish-drejtuesve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë si një sinjal të rëndësishëm politik dhe diplomatik në raport me zhvillimet gjyqësore në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat rrisin presionin ndaj Qeveria e Kosovës: Paga e 13-të nuk mjafton, kërkohet rritje urgjente e koeficientit

Ndërsa Qeveria e Kosovës pritet të miratojë vendimin për ekzekutimin e pagës së 13-të për …