Asnjë gjyq s’mund ta ndryshoj #medaljen tënde jetësore!
Dhe shtrohet pytja;
Çfarë krimi është të kërkosh, të luftosh për lirinë e popullit tënd?
Arma e vetme e Jakup Krasniqit ka qenë fjala. Fjala e dalë nga një mendje e lirë dhe e guximshme për të thënë:
“E dua lirinë e popullit tim, sepse çdo popull ka të drejtë të jetë i lirë, ta gëzojë lirinë, drejtësinë dhe barazinë, asgjë më shumë se popujt e tjerë të botës.”
Askujt nuk i ka shku mendja se mbas tërë asaj sakrifice , kalvari i vuajtjeve për dikend vazhdon.
Reflektim, dhe çfarë domethënie kanë lotët e tij ?!
Lotët e Jakup Krasniqit gjatë seancës nuk janë thjesht emocion. Nuk janë as dobësi.
Janë histori!
Mbi të gjitha, janë pesha e sakrificës për një ideal që quhej #LIRI!
Janë një pyetje e heshtur drejtuar botës demokratike:
A e dëgjoni dhimbjen e atyre që sakrifikuan gjithçka?
Janë një rëndesë në ndërgjegjen ndërkombëtare.
Një kujtesë se drejtësia duhet të jetë më shumë se procedurë, duhet të jetë ndjeshmëri, barazi dhe e vërtetë.
Nga ana tjetër, janë edhe mesazh për shtetin që ai rrezikoj e sakrifikoj veten për ta ndërtu!
Një shtet që sot rrin strukur, i heshtur.
Një shtet që u ngrit mbi sakrificë, por që rrezikon të harrojë sakrificën. Dhe kur harrohet sakrifica, zot ruana!
Lotët nuk flasin me zë.
Por kur bien nga sytë e një njeriu që ka kaluar një dekadë në rininë e tij nëpër kazamate të regjimit s.rb, një njeri që doli në luftë për lirinë e popullit të vet dhe së fundi po kalon vite izolimi, atëherë ata lot marrin kuptimin e një akuzë morale, bëhen thirrje, bëhen histori.
Dhe historia nuk mbyllet me pranga.
Në fund,
Jam me ty baca Jakup!
Sepse liria nuk ishte krim!
Jam me Ty, sepse sakrifica nuk mund të kthehet në faj!
Me 17 Shkurt 2026, ora 14; të gjithë në Prishtinë
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
