Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, të mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Përmes një reagimi publik, Ahmeti theksoi se lufta për liri dhe pavarësi ishte “e pastër si loti” dhe kishte vetëm një qëllim, çlirimin nga okupatori serb. Ai u shpreh i bindur se ish-udhëheqësit e UÇK-së do ta dëshmojnë pafajësinë e tyre në procesin gjyqësor. Në deklaratën e tij ai përmendi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke shtuar se beson thellësisht në pafajësinë e bashkëluftëtarëve që po mbahen në Hagë. Ahmeti kërkoi përfundimin sa më të shpejtë të procesit dhe tha se në fund duhet të triumfojë drejtësia, ndërsa marshi u shoqërua me mesazhe mbështetjeje dhe tone kritike ndaj procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
