Hashim Thaçi në telefonatë me Edi Ramën: Lirinë time nuk ma merr askush”

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në të cilën ka përcjellë një mesazh personal për lirinë dhe përjetimin e tij aktual. Sipas Ramës, Thaçi i ka thënë dy herë: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush.” Kryeministri shqiptar bëri të ditur përmes një reagimi publik se biseda ishte emocionalisht e vështirë për të, ndërsa theksoi se ish-presidenti dukej i qetë në zërin e tij. Deklarata vjen në kohën kur Thaçi po përballet me proces gjyqësor në Hagë, ndërsa mesazhi i tij është interpretuar si qëndrim personal dhe simbolik përballë situatës në të cilën ndodhet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …