Populli Shqiptarë kaloi nëpër shumë pranvera të përgjakshme për të ardhur deri të kjo pranverë ku ne sot në liri të mund ti kujtojmë bashkëluftetarët tanë dhe të mburremi me krenari për trimërit dhe heroizmat e tyre. Që nga Ilirët e lashtë deri të Skendërbeu, nga kryengritjet e Arbërit dhe të Kelmendit deri të Lidhja e Prizrenit, nga luftërat Ballkanike deri të pavarësia e Shqipërisë, duke kaluar nëpër Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore e deri të lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Kombi ynë përjetoi luftërat më të përgjakshme në Ballkan dhe Evropë. Kosova është vetëm një pjesë e Shqiperisë e cila barti mbi supe barrën kryesore të historisë së kombit shqiptarë. Pra ishte, mbeti dhe do të jetë djepi i shqiptarizmës.
Në varrimin e Tahir Mehës,Shaban Jashari me të bijtë Hamzën dhe Ademin, përveç nderimeve të fundit, ata para varrit të Tahir Mehës, kishin dhënë edhe një betim,i cili do të qohej në vend me heroizëm duke u bërë shembull historik për gjithë kombin se si vdiset me nder për lirinë e Atdheut. Familja Jashari luftën kundër pushtuesit sllavë do ta përjetësonte në histori me një akt monumental trimërie të përjetshme,duke quar në vend betimin e dhënë i cili ishte i pakthyeshëm për ta, deri në frymëmarrjen e fundit.
Lufta jonë ishte gjithëherë e pastër, e orientuar vetëm kundër okupuesve të armatosur. Nuk ishte kombi shqiptar ai që okupoi troje të dikujt, por ne ishim ata që nuk kërkonim më shumë, përveçse atë që na e kishte caktuar fati historik, trollin tonë etnik, dhe lirinë qe e meriton çdo popull. Vula e përpjekjeve shekullore për liri, pa dyshim ishte Ushtria Çlirimtare e Kosoves. Ajo arriti jo vetëm të mobilizoj tërë kombin shqiptar, por aktivizoi edhe bashkësinë ndërkombëtare e cila përkrahu luftën tonë për liri, luftë e cila e largoi përgjithmonë thundrën e okupatorit serbo-malazez.
Një popull pushon të jetë i robëruar nga çasti kur ngrihet kundër roberisë, i vendosur që të luftojë deri në fund dhe me bindje të palëkundur në fitoren e tij.
Nderim e lavdi
Nexhmi Lajçi
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
