Albin Kurti fton opozitën për takim pa vendimin e Kushtetueses, opozita e refuzon: “Të pritet verdikti”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në një takim krerët e partive opozitare në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional lidhur me çështjen e presidentit. Ftesa e tij erdhi ende pa u publikuar vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes në largim për shpërndarjen e Kuvendit. Kurti ka theksuar se vendi nuk ka nevojë për edhe një palë zgjedhje dhe se është e domosdoshme një marrëveshje politike me opozitën për tejkalimin e situatës aktuale. Megjithatë, partitë opozitare e kanë refuzuar një takim të tillë para se Gjykata Kushtetuese të dalë me vendimin e saj. Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar Kurtin për ftesën, por ka theksuar se në rrethanat aktuale është e arsyeshme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur edhe masë të përkohshme që pezullon procesin e zgjedhjes së presidentit dhe çdo veprim të mëtejmë të Kuvendit në këtë drejtim. Sipas PDK-së, vendimi i pritur deri më 31 mars pritet të qartësojë hapat institucionalë që duhet të ndërmerren më pas.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …