Kosova në udhëkryq politik: mes pazareve të vonuara dhe një krize të paralajmëruar

Kosova po përballet me një tjetër provë të rëndë politike, mes mungesës së kompromisit dhe rrezikut real për një krizë të re institucionale që mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Edhe pse procesi mbetet i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, zhvillimet politike sugjerojnë se skenari i zgjedhjeve të reja po bëhet gjithnjë e më i pashmangshëm. Kjo situatë, sipas vëzhguesve, nuk vjen si nevojë demokratike, por si pasojë e dështimit të vazhdueshëm për të ndërtuar konsensus dhe për të funksionalizuar institucionet. Në qendër të debatit është dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, i cili aktualisht është pezulluar me masë të përkohshme deri më 31 mars. Ky vendim ka bllokuar përkohësisht si shpalljen e zgjedhjeve të reja, ashtu edhe vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit, e nisur më 5 mars. Ndërkohë, kërkesa për interpretim kushtetues është dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me argumentin se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të respektojë afatin 60-ditor të paraparë me Kushtetutë. Në këtë klimë të tensionuar politike, dilema mbetet e hapur: a do të arrihet një kompromis i vonuar për të shmangur krizën, apo vendi do të hyjë sërish në një cikël zgjedhor që rrezikon të prodhojë të njëjtin ngërç politik?

Kontrolloni gjithashtu

Jamie Shea

Jamie Shea: Serbia po destabilizon Kosovën me luftë hibride, NATO duhet të rrisë mbështetjen

Ish-zyrtari i NATO, Jamie Shea, ka paralajmëruar se Serbia po përdor gjithnjë e më shumë …