Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Ngërçi për presidentin mund ta çojë Kuvendi i Kosovës drejt zgjedhjeve të reja, KQZ paralajmëron sfida të mëdha

Nëse deri më 28 prill deputetët nga Kuvendi i Kosovës nuk arrijnë të zgjedhin presidentin e vendit, Kosova rrezikon të hyjë në një cikël të ri të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Një skenar i tillë do të përbënte një test të ri për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili vetëm gjatë vitit 2025 ka menaxhuar disa procese zgjedhore, përfshirë zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ato lokale të 12 tetorit me balotazhin e 9 nëntorit, si dhe zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka theksuar se organizimi i një tjetër procesi zgjedhor në një periudhë kaq të shkurtër përbën një sfidë të konsiderueshme për institucionin dhe administratën e tij. Sipas tij, megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet i detyruar dhe i përkushtuar të përmbushë mandatin kushtetues dhe ligjor, duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve sa herë që kërkohet. “Ngarkesa është e madhe, por përgjegjësia jonë është e qartë – të sigurojmë një proces zgjedhor të rregullt dhe të besueshëm,” ka deklaruar Elezi, duke nënvizuar përkushtimin e institucionit për çdo skenar të mundshëm politik.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin: Vendimi të bazohet në prova, jo në spekulime

Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon, ka kërkuar nga trupi gjykues që vendimi ndaj klientit …