Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj të KPM-së, kompletohet përbërja e Komisionit të Mediave

Kuvendi i Kosovës ka votuar për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit të Pavarur për Media, duke kompletuar përbërjen e institucionit përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit mediatik në vend. Nga komuniteti shqiptar, deputetët kanë zgjedhur Drita Morinën, Besnik Berishën, Luljeta Krasniqi-Aliun dhe Hysni Mustafën si anëtarë të rinj të këtij komisioni. Ndërkaq, nga komunitetet jo shumicë janë zgjedhur Suada Gjokoviq dhe Serpin Emrushi. Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KPM-së vjen në një periudhë të rëndësishme për zhvillimet në fushën e mediave, ku pritet forcim i pavarësisë institucionale, transparencës dhe mbikëqyrjes profesionale të transmetuesve dhe operatorëve mediatikë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ardit Gjinali: Kosova e Shqipëria duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK

Politologu nga Shqipëria, Ardit Gjinali, ka vlerësuar se Kosova e Shqipëria duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet …