Kuvendi i Kosovës

Mbledhja e parë e Kuvendit për sesionin vjeshtor, do të mbahet të enjten, më 22 shtator, në orën 10:00

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, mbajti sot mbledhjen e parë për këtë sesion, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare. Ai uroi përfaqësuesit e grupeve parlamentare të AAK-së dhe NISMA-s për kthimin e tyre në Kuvend, duke u ofruar njëkohësisht, bashkëpunim të plotë në punën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës. Kryesia njëzëri vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 22shtator, në orën 10:00. Në seancën e 22 shtatorit, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet raporti vjetor i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015, si dhe pritet të formohen dy komisione ad-hoc: njëri për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media dhe tjetri për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Po ashtu, do të shqyrtohet edhe propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …