Hazis Gjergji: Vrasja e heroit Qemal Stafa sipas thashethemeve

ISA FERIZAJ: ISA FERIZAJ – LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT DHE HERONJVE TË KOMBIT TONË!

QEMAL STAFËS – “Hero i Popullit”

Meteor linde ti, në kohën sterrë, me suferinë.

Drita jote kurrë s’u shua, ndrin ajo ardhmërinë.

 

Në të kombit mendje, zemër, Jotja dritë e gjak;

Në fushë kuqin Flamur, ngjyrë e tij ende përflak!

Mendjendritur, o sa larg, shikimin e hodhe!

Tej territ që nxinte, të vërtetën na e tregove.

 

E vjetra, se si shembet, i njomë fare, ti e pe!

E sesi gërmadhash, lind Botë reja, qartë, na e the!

Atë botë, ti thellë e njohe, i fole asaj ndër sy;

Grushtet fort i shtrëngove, flakë e prush në gji!

 

Në shpirt e në mendje, prangat, ti, s’i durove;

Moçalkohën e gjykove, atë ashpër e dënove!

Flakë, shpirti yt në terrnajë, udhën na ndriçoi;

-Jam komunist! – the, prangat fjalëve ua këpute;

 

Idealin e lartësove, me ty koha kahun ndryshoi;

Ti, flakërimë, prush rinor, në të renë botë na fute!

I njomë ishe, por vullkan qe, ideal pjekur;

Ti na mësove, të vërtetën për ta ndjekur!

 

Mbolle shpresë e dritë, kalle zemrat rinore;

Ti, në maja mote lavdie, prore përmendore!

Ty s’të vrau atë Maj, tradhtia, jo, as ligësia;

S’mund të vritej ideali, zemra jote, as rinia!

 

Sa, pranvera vjen, me emrin Tënd, ajo lidhur;

Tëndin emër, historia, në ballinë, ka skalitur!

Sa shumë kohëra rrodhën, erdhën, shkuan!

Sa shumë zemra, me ty ranë, me ty u zgjuan!

 

Sa shumë netë, në terrnajë, vendin burguan;

Me frymën Tënde, uragan, Loken shpëtuam!

Ti nuk re për të vdekur, o ylli, që na ndrin;

Rron prore zemra jote, e epokave, flakërimë!

 

Rrugësh jete, shkollash, mendimesh, je me ne;

Në kohëra ligësie, Ti na fton, për “Botën e Re”!

S’ kthehen malet, asnjë kohë, kokëposhtë;

Idealin, zjarr vullkan, s’del kush ta mposhtë!

 

Ti mbi ligësi, si zgalem dallgësh përmbi det;

S’e rrëzojnë krimbat, malin, që shuan rrufetë!

O hero, që n’luftra u rrite e, n’legjenda mbete!

I tmerron, sot, lavdia jote, zhabat e çdo kënete!

 

Ti, fryma e djalërisë, frymini i tonës vlerëjete!

Nuk mund të ishe aq i vogël,“komandant çete”!

Ti, yll i lavdisë, armatë fitimtaren, frymëzove;

Ti nuk vdiqe, je në flamur, me shqipen, prore!

 

O simbol i pavdekësisë, krenari e shqiptarisë!

Nder për Kombin, yllkuq, zemërprush i rinisë!

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: “Ti mund të dashurosh sërish” një thirrje për ringritje shpirtërore

Albert Z. ZHOLI: “Ti mund të dashurosh sërish” një thirrje për ringritje shpirtërore

Vëllimi poetik “Ti mund të dashurosh sërish” i poetit të mirënjohur Ismail Xhaferi shënon një …