Ahmet Qeriqi: Qëndresa heroike e Tahir Nebih Mehës dhe Nebih Emin Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981

Sadik Halitjaha: SHKRIMI I AHMET QERIQIT PËR TAHIR MEHËN

Autori Ahmet Qeriqi, duke përshkruar ngjarjen krenare dhe tragjike të Tahir Mehen dhe familjes së tij në përballje me rrethimin e shumëfishtë nga Milicia dhe Ushtria Jugosllave. Armiqtë e shqiptarëve, të tërbuar nga guximi i demonstratave dhe nga kërkesat publike të shqiptarëve për Republikë – “Ja me hatër, ja me luftë!” – pasi i shtypën me dhunë e me gjak demonstruesit, menduan ta shuanin zjarrin revolucionar për liri. Kështu që menduan ta shuajnë çdo shkëndijë të atdhetarizmit dhe të mosbindjes ndaj pushtuesit.

Autori përshkruan rezistencën heroike të Mehajve, Nebih e Tahir Meha. Bash si burrat luftoi edhe motra e Tahirit, të gjithë me një heroizëm të pashëmbullt deri në fishekun e fundit. Përshkrimin heroik dhe trimërinë tradicionale të kësaj familjeje, Ahmet Qeriqi e shpalos qartë dhe thellësisht, duke e bërë të kuptueshme, nga se edhe vetë Ahmeti kishte heroizëm dhe ishte i përgatitur për rezistencë, çka edhe vetë ai ishte barrikaduar për të mos iu dorëzuar pushtuesve, që nga 3 prilli 1981 ishte në ilegalitet të thellë, duke pasur strehë bunkerin që e kishte përgatitur më parë.

Lajmin për Tahir Mehën dhe ngjarjen heroike e kuptova përmes lajmeve televizive në ushtrinë jugosllave në Hajdovqinë të Sllovenisë.

E komentuam të nesërmen me shokët, me ata që ishin të paktë në ushtri dhe që i kishim analizuar e komentuar edhe demonstratat dhe kërkesat për Republikë.

Tani konstatuam se duhej të fillonte faza tjetër e guerilës kundër pushtuesit. Një gjë na shkaktoi dhimbje dhe tronditje: mos vallë do të arrinin t’i shuajnë këto shkëndija lirie Milicia dhe Ushtria Jugosllave?

Në anën tjetër, emocionale e shpresëdhënëse ishte qëndresa heroike dhe vrasjet që u kishin shkaktuar forcave armike.

Me këtë trimëri e heroizëm do të merrte zemër populli për rezistencë. Uroja të kemi shumë si Tahir Meha dhe të dalin në ballë t’i prijin këtij populli, që të mos bëhen vetëm shtëpitë vende rezistence, por të përhapet më gjerë në shumë pjesë të Kosovës dhe të bëhej tmerr për pushtuesit. Kuptuam në lajme për vrasjet e kësaj familjeje dhe rëniet heroike, si dhe vrasjet e armiqve, që ata pranuan 5 milicë të vrarë e disa të plagosur. Ne, duke i njohur fshehtësitë armike dhe dredhitë në propagandën e rrejshme të tyre, mendonim se më shumë do të kishin të vrarë.

Unë, tri ditë më vonë, më 16 maj, u burgosa atje në ushtrinë APJ në Slloveni.

Në mendimet e mia, bashkë me Nazmi Neziri nga Podujeva, Vaid Sopa nga Zhuri, Naser Veliu nga Ferizaj dhe me shokun e përhershëm Sefedin Morina (Msteqja) nga Prizreni, mendonim si të iknim nga APJ-ja e t’u bashkoheshim grupeve guerile që mendonim se duhej të zhvilloheshin në Kosovë.

Ne na burgosën jo me këtë dyshim, por vetëm pse ishim shqiptarë, siç i burgosën shumë shqiptarë nëpër njësitë e ndryshme në republikat e tjera jugosllave.

Prof. Ahmet Qeriqi më së miri i njohu, i shpalosi dhe i argumentoi në shkrimet e tij.

Lavdi e përhershme për të pavdekshmin çlirimtar, Ahmet Qeriqin.

Kontrolloni gjithashtu

Labinot Dervishaj: Profesor Ahmet Qeriqi të nderohet si Hero Kombëtar

Nick Gjergji: Në mbështetje të Prof. Ahmet Qeriqit: Enver Hoxha si figurë madhore e historisë shqiptare

Nga sa shkruan autori i këtij postimi, i nderuari dhe i respektuari Ahmet Qeriqi, mendoj …