Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve financiare për disa kategori të qytetarëve, pak javë para zgjedhjeve të 7 qershorit. Bajrami ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po tenton të sigurojë vota përmes parave të buxhetit shtetëror. “Që 6 vjet: çmimet janë dyfishuar, arsimi është lënë pas dore, spitalet janë pa barna e me lista të gjata të pritjes për trajtim, të gjitha rrugët janë pa përfunduar dhe asnjë investim i madh nuk ka ndodhë. Tash 100 euro/votë”, ka shkruar Bajrami. Ajo u shpreh se qytetarëve po u rikthehen paratë e tyre, të cilat sipas saj janë mbledhur përmes inflacionit dhe nuk janë investuar në sektorët kyç si arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe ekonomia. “Këto janë paratë e juaja që ua ka marrë përmes inflacionit dhe meqë nuk i ka investu as në arsim, as në shëndetësi, as në infrastrukturë dhe as në ekonomi po ua kthen në këmbim të votës”, deklaroi ajo. Sipas Bajramit, vendimi i ekzekutivit nuk përfaqëson mbështetje sociale, por “skemë të korrupsionit publik”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
