Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shpëndarë video nga tubimi i kësaj partie në qytetin e Burimit

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shpëndarë video nga tubimi i kësaj partie në qytetin e Burimit. Ai ka theksuar se në këtë komunë do do të bëhen investimet në çerdhe publike, turizëm malor e sallën e sporteve. “Drejt fitores së madhe të 7 qershorit, u bëmë bashkë edhe në Istog. Në këtë qytet do të bëhen investimet në çerdhe publike, turizëm malor e sallën e sporteve, ndërsa kemi investuar edhe në bateritë me kapacitet 250 MWh, sipas marrëveshjes me MCC-në për Programin Kompakt. Ndërkaq në Istog e krejt Kosovën, gjyshet e gjyshërit pensionistë që përkujdesen për mbesa dhe nipa të moshës 13–36 muaj, kur të dy prindërit janë në punë, do të përfitojnë 100 euro shtesë në muaj mbi pensionin ekzistues” ka deklaruar mes tjerash kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …