Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, ka premtuar se në një qeverisje të udhëhequr nga Aleanca, subvencionet në bujqësi do të shkojnë vetëm për fermerët që punojnë tokën. Ai theksoi se me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në qeverisje, nuk do të lejohet që të marrin subvencione ata që nuk e punojnë tokën. Gjatë një takimi me qytetarët në Rahovec, ai kritikoi ndarjen e deritanishme të subvencioneve, duke aluduar se ato kanë përfunduar te persona të afërt me pushtetin, e jo te bujqit që merren realisht me prodhim. “Nuk kemi me lënë më, me marrë subvencione ata që nuk e punojnë tokën hiç, e i marrin se janë kushërinj të tyre, e me mbetë bujqit më të vlefshëm në Ballkan, që janë të kësaj ane. Të Rahovecit e anës së Drinit. Vreshtarët më të vlefshëm në Ballkan me mbetë pa i marrë. Nuk kemi me leju”, deklaroi Ardian Gjini. Ai shtoi se qeverisja e Aleancës do t’i përkrahë fortë bujqit dhe ata që jetojnë nga puna e tyre.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
